Flaka Krelani : “Babi, më mungon shumë”

Mediale Vip

Flaka Krelani : “Babi, më mungon shumë”

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 07:42
Flaka Krelani

Këngëtarja Flaka Krelani ka qenë këtë javë e ftuar në emisionin “Voilà”.

E pyetur nëse ka këngëtarë shqiptar që nuk dinë të këndojnë, dhe vokali i tyre përpunohet nw studio këngëtarja u shpreh se: “Shumë pak ka këngëtar që këndojnë live. Është bërë shumë normale që nuk kanë zë, por dine të shesin veten shumë mirë si performues, por që tek ato nuk ka të bëje absolutisht vokali”.

Këngëtarja, e cila ka realizuar hite në 2018 është vetëm Dua Lipa, sipas Flakës.

Flaka Krelani është këngëtare e rrymës pop-rock dhe autore këngësh e njohura. E pyetur për ndonjë një rast në karrierën e saj ku ajo ka gabuar, Krelani i është përgjigjur se ka pranuar këngë të cilat nuk i janë përshtatur stilit të saj, por që në fund e ka zbukuruar zëri dhe stili i saj këngën.

Në aspektin personal kujtimi më i bukur është lindja e nipit të saj, ndërsa personi që ndjen mungesën shumë është babai i cili nuk jeton më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat