Capital T sapo na bëri nostalgjikë, po mendojmë edhe për kujtimet tona

Mediale Vip

Capital T sapo na bëri nostalgjikë, po mendojmë edhe për kujtimet tona

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 14:50
Capital T

Pasi na kunfuzoi për disa ditë me rradhë, më në fund Capital T ndau me ne “Kujtimet” e tij.

Vetëm pak minuta më parë, artisti ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor. Një videoklip i kuruar në detaje, ku ashtu siç iu kishim bërë me dije, xhirimet e tij janë bërë në Tiranë. Dritat, skenat, kostumografia, gjithçka që duhet për ta quajtur një film me metrazh të shkurtër.

Fabula e këngës flet për një histori dashurie të lënë në mes për shkak të vajzës dhe pendimit që ajo ndjen më pas për tu rikthyer. Jemi të sigurtë që shumë prej nesh kanë gjetur sado pak veten në copëzat e kujtimeve të dhuruara nga Capitali.

Ashtu sic e prisnim, True Kapo nuk di të zhgënjejë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat