Pritej të zyrtarizonte lidhjen me Liam, por Naomi Campbell ndryshon çdo plan në momentin e fundit

Mediale Vip

Pritej të zyrtarizonte lidhjen me Liam, por Naomi Campbell ndryshon çdo plan në momentin e fundit

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 18:29
Naomi Campbell dhe Liam Payne

Naomi Campbell dhe Liam Payne prej muajsh përfliten për një histori dashurie, por duket se ata të dy nuk janë ende gati ta bëjnë publike. Këtë të dielë pritet të mbahet festa e çmimeve ‘Bafta’ dhe Naomi me Liam kanë vendosur t’i shmangin sa më shumë thashethemet. Sipas ‘The Sun’ supermodelja nuk dëshiron që publiku të flasë rreth tyre, ndaj kanë vendosur që të mos shfaqen pranë njëri-tjetrit në këtë event. Pak ditë më parë u tha se dyshja e njohur do të zyrtarizonin lidhjen në ‘Bafta’, por Naomi nuk ka pranuar. Gjithashtu burime për tabloidin kanë thënë se ajo nuk do që të shkaktojë ndonjë dramë me ish të dashurën e Liam, Cheryl. Këngëtari i njohur i dha fund lidhjes me ish-partneren rreth një vit më parë dhe së bashku me të ka dhe një djalë të quajtut Bear. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat