Dua dhe Bebe takohen në para-ndejën e ‘Grammy’, të dyja të nominuara për çmime

Mediale Vip

Dua dhe Bebe takohen në para-ndejën e ‘Grammy’, të dyja të nominuara për çmime

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 20:18
Dua Lipa dhe Bebe Rexha

Dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, janë takuar në para-ndejën e 'Grammy' ndërsa të dyja kanë nga dy nominime.

Këngëtaret shqiptare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë takuar në ndejën e organizuar një ditë para ngjarjes së madhe të ‘Grammy Awards’.

‘Grammy’ do të nis në orët e para të së hënës (sipas kohës sonë lokale) dhe dy shqiptaret janë të nominuara për çmime.

Dua është e nominuar për dy çmime si: ‘Artistja e re më e mirë’ dhe ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’.

Bebe Rexha në anë tjetër është e nominuar po ashtu për dy çmime, atë ‘Artistja më e mirë’ dhe ‘Performanca më të mirë në grup’ në zhanrin ‘country’.

Në para-ndejën e kësaj ngjarje të madhe, dy këngëtaret shqiptare kanë realizuar edhe foto të përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat