Për Bebe Rexhën nominimi në dy kategori në “Grammy” konsiderohet fitore

Mediale Vip

Për Bebe Rexhën nominimi në dy kategori në “Grammy” konsiderohet fitore

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 10:01
Bebe Rexha

Bebe Rexha nuk ka arritur të marrë asnjë çmim në "Grammy", por konsideron se vetë nominimi për të quhet fitore.

Bebe Rexha ishte nominuar në kategoritë “Dueti më i mirë i zhanrit country”  dhe “Artistja më e mirë e re”.

Këngëtarja nuk ka arritur që nga kjo ceremoni të largohet me ndonjë trofe, megjithatë nominimin në kategori Bebe e konsdieron fitore.

“Faleminderit shumë “Grammy Awards” për natën më të pabesueshme dhe nder të jem e nominuar në dy kategori me artistë aq të talentuar dhe të respektuar. Unë do të festojë në ndejë “fitoren apo humbjen” sepse për mua nominimi është vetë fitorja”, janë fjalët e Bebe Rexhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat