Dua Lipa fiton dy çmime në “Grammy Awards”, artistët i gëzohen suksesit të shqiptares

Mediale Vip

Dua Lipa fiton dy çmime në “Grammy Awards”, artistët i gëzohen suksesit të shqiptares

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 15:30
Dua Lipa

Dua Lipa ka shkruar historinë me arritjen e mbrëmshme në ngjarjen kryesore botërore të muzikës.

Këngëtarja shqiptare ka fituar dy çmime prestigjioze duke konfirmuar se kishte një vit të jashtëzakonshëm që e lamë pas vetes.

Në ceremoninë e 61-të të ndarjes së çmimeve, bukuroshja ka fituar në dy kategori – “Artisti më i mirë i ri” si dhe “Kënga më e mirë e zhanrit dance”.

Suksesit të zeshkanes duket se i janë gëzuar edhe shumë personalitete të njohura shqiptare të jetës publike, të cilët nuk nguruan t’i shkruanin këngëtares ndër fjalët më të bukura.

“Krenare me ty”, “Një mëngjes i jashtëzakonshëm”, “Urime qenia e mirë njerëzore”, ishin disa prej përgëzimeve të pjesëtarëve të botës së artit.

Theksojmë se me dy nomine ishte edhe Bebe Rexha, por që fatkeqësisht nuk e rrëmbeu asnjë trofe të çmuar në Los Angeles.

Ndryshe, Lipa është duke punuar në projekte të ndryshme muzikore që do t’i sjell me albumin e ri.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat