Ariana Grande tregon se pse tha “ndyrësirë” kur Cardi B mori një çmim në Grammy Awards

Mediale Vip

Ariana Grande tregon se pse tha “ndyrësirë” kur Cardi B mori një çmim në Grammy Awards

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 16:02
Cardi B

Mbrëmë është ceremonia e 61-të e ndarjes së çmimeve prestigjioze muzikore “Grammy Awards”.

Pasi Cardi B fitoi çmimin për albumin më të mirë të rap me albumin e saj “Invasion of Privacy”, Ariana Grande publikoi tre fjalë jo shumë të zgjedhura në Twitter.

“Damn, damn, ndyrësirë”, shkroi ajo në llogarinë personale të Twitterit dhe më pas e fshiu atë.

Arsyeja që pse humbi nervat e saj është ish-dashnori i saj, tashmë i vdekur Mac Miller, i cili pas vdekjes me albumin “Swimming” u propozua për Grammy në të njëjtën kategori.

Pasi fansat e kritikuan, Ariana ndjeu nevojën për të shpjeguar pse ishte e zemëruar. “Prindërit më thirrën në ceremoni”, shkroi ajo.

“Nuk ka të bëjë asgjë me Cardin, urime për të, betohem. Më vjen keq”, shtoi bukuroshja amerikane.

Ndryshe, Dua Lipa ka rrëmbyer dy çmime prestigjioze në mbrëmjen e kaluar në Los Angeles.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat