Shën Valentini i Sara Berishës nuk është aspak i kuq

Mediale Vip

Shën Valentini i Sara Berishës nuk është aspak i kuq

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 16:21
Sara Berisha

Të “përkëdhelësh” veten, të vishesh bukur, të jesh e kuruar deri në detaje, jo domosodshmërisht nevojitet një ditë e veçantë për vajzat. Të kujdesurit për veten është rutinë e përditshme.  Por në ditë të shënuara, kjo gjë merr kuptim të veçantë.

Vetëm pak ditë na ndajnë nga festa e të dashuruarve. Atmosfera e Shën Valentinit ka nisur të ndihet!

Edhe pse jemi dakord me shprehjen që “për ata që duhen Shën Valentin ka çdo ditë”, 14 shkurti bën paksa diferencën. Darka romantike, shëtitje, surpriza…

Përveç dhuratave, zgjedhja e së cilave është një “hall” më vete për partnerët, për vajzat është edhe një tjetër “problem” jo i pa rëndësishëm: Zgjedhja e veshjes së përshtatshme për atë mbrëmje. Provon të gjithë garderobën, shëtit të gjitha dyqanet e Tiranës dhe në fund përfundon duke u kthyer duarbosh në shtëpi për shkak të pavendosmërisë tipike të femrave.

Ne të “News31” vendosëm që t’iu nxirrnim sado pak nga kjo “dilemë”. Nuk donim të shihnim shumë larg, në revistat e huaja të modës apo në markat më të shtrenjta. Prandaj zgjodhëm atë që ishte shumë pranë nesh, që jeton çdo ditë me situatën e vajzave dhe grave shqiptare, blogeren Sara Berisha.

Sara na dha një kombinim mjaft të këndshëm për mbrëmjen romantike të 14 shkurtit. Edhe pse e kuqja është ngjyra e dashurisë, blogerja na këshilloi të mos jemi fanatikë të saj por të guxojmë edhe me kombinime të tjera ngjyrash, të cilat janë shumë të bukura.

“Siç e dimë të gjithë, në këtë ditë të të dashuruarve dominon ngjyra e kuqe, por kjo nuk do të thotë që duhet të jemi fanatikë të kësaj ngjyre edhe në veshje”, u shpreh ajo.

Më poshtë gjeni kombinim e Sarës të demonstruar edhe nëpërmjet disa fotove si shembuj.

Një fustan me dekolte të hapur, copë mëndafshi, i gjatë deri në gju, në ngjyrë të zezë ose poudre (nude).

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat