E akuzoi për tradhti, Rezart Veleshnja publikon mesazhet që i dërgoi e dashura

Mediale Vip

E akuzoi për tradhti, Rezart Veleshnja publikon mesazhet që i dërgoi e dashura

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 16:02
Rezart Veleshnja

Vetëm dy ditë më parë bënë bujë të madhe deklaratat e aktorit të “Portokallisë”, Rezart Veleshnja, i cili akuzonte të dashurën e tij për tradhti.

Nëpërmjet “Instastory”-t ai publikoi disa mesazhe që dëshmonin tradhtinë e partneres së tij me katër meshkuj të tjerë. Këto mesazhe përmbanin fyerje dhe ofendime kundrejt të dashurës.

“Bota është e mbushur me plehra. Edhe e forta është që e di kush është ai hallexhiu që i shkon pas! Ta dijë ai i mjeri…Faleminderit të gjithëve për mbështetjen por s’kam ç’bëj me një që mban 4 përnjëherë! Mjerë ai që bën si mjeshtër dhe mendon se e ka vetëm ai! Ahahhaa.” , shkroi Rezarti në postimin ku zbuloi se madje i kishte blerë dhe një unazë diamanti 8 mijë dollarëshe.

Por dje ai reagoi sërish në profilin e tij në “Instagram”, duke fshirë të gjitha postimet e mëparshme, e duke u shprehur se i kishin hakëruar rrjetin social.

“Dua të falenderoj menaxherin që bëri të mundur rimarrjen e faqes time të Instagramit. Mua ma kanë hakuar faqen, nuk e di pse i kanë bërë këto pislliqe. Për momentin jam në Washington dhe nuk kam pasur lidhje fare me Instagramin. Kam qenë 13 orë në udhëtim.

Paska ndodhur kjo dhe jam habitur. I kërkoj shumë falje. Nuk e di kush janë këta dashakeqës që më hakuan Instagramin. Nëse i gjej i kam lënë Allahun dhe policinë.

Nuk e di kush i ka përdorur fotot, por unë kam 3 orë që kam zbritur në aeroportin e Washingtonit dhe kam ngelur këtu. Nuk di kush ma ka bërë këtë punë. Do ta gjejmë me prokurori. Nuk e kuptoj interesin e këtyre njerëzve. Turp i madh është”, u shpreh aktori.

Ndërsa ditën e sotme ai ka vendosur që të tregojë se marrëdhënia e tij me të dashurën nuk ka ndryshuar aspak. Në “Instastory” ai ka publikuar një fotografi që dëshmon se si vijon lidhja e tij.

Në një screenshot të telefonit të tij shohim në cover foton e një femre bionde dhe disa mesazhe dërguar nga “dashuria”. “Të dua” shkruan Rezarti në foton e publikuar.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat