Tayna vjen provokuese në imazhin e fundit, shfaqet me telefon nga vaska

Mediale Vip

Tayna vjen provokuese në imazhin e fundit, shfaqet me telefon nga vaska

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 19:09
Tayna

Reperja e re Tayna vazhdon të jetë një prej emrave të shumë komentuar në media.

Ajo shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, teksa nuk mungojnë edhe imazhet provokuese.

Një të tillë, Tayna e ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet me veshje provokuese në vaskë.

Ajo mban një shihe me alkool dhe cigare në dorë, ndërsa është duke folur në telefon.

“A bon me fol”, ka shkruar reperja në mbishkrimin e fotografisë, në të cilën shfaqet mjaft atraktive.

Tayna tash e sa kohë ka rrëmbyer vëmendjen e publikut, jo vetëm për muzikën por edhe paraqitjen e saj.

“A je” mban titullin kënga e fundit e reperes, të cilën ajo e solli në bashkëpunim me reperin Ledri Vula.

Në muajt në vazhdim, ajo pritet të sjellë për fansat projektin e ri muzikor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat