Zhduket Cardi B!

Mediale Vip

Zhduket Cardi B!

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 23:22
Cardi B

Cardi B ka lënë pa fjalë ndjekësit e saj në rrjete sociale pasi është zhdukur nga Instagrami. Reperja mbylli llogarinë e saj me 11 shkurt. Pati shumë spekulime se Cardi e mori këtë vendim sepse fansat e kritikuan për fitoren që mori në Grammy duke lënë pas të ndjerin Mac Miller. Ndonëse e vlerësoi me anë të postimeve në Instagram, nuk munguan fyerjet.

“Cardi u lëndua dhe u mërzit se njerëzit nuk ishin të lumtur për të. Ndonjëherë, ajo vepron pa i menduar gjërat, prandaj ka fshirë llogarinë e saj. Duke e njohur tipin e Cardit, them se do rikthehet shumë shpejt. Tani është shumë e ngarkuar emocionalisht dhe ka nevojë për qetësi. Kështu është Cardi!”, tha një i afërm i reperes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat