Aktorja nënë në moshën 54-vjeçare:Provova dhe tentativën e fundit

Mediale Vip

Aktorja nënë në moshën 54-vjeçare:Provova dhe tentativën e fundit

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 06:11
Brigitte Nielsen

Në një intervistë për “The Guardian” Brigitte Nielsen tregoi rrugën e saj të gjatë dhe të vështirë për t’u bërë nënë në moshën 54-vjeçare. Në qershor të vitit 2018 ish-modelja dhe aktorja daneze lindi një vajzë, Frida. Ajo tregoi rrugën e vështirë dhe tentativat e dështuara të fertilizimit in vitro. Kur ishte 40 vjeçe ajo tregoi se ka ngrirë vezët për të lindur fëmijë vonë.

“I kam thënë gjithmonë vetes do ta provoj deri në embrionin e fundit, dikush duhet patjetër ta fitojë këtë lotari. Duhen shumë para dhe është një lodhje e madhe sidomos në këtë moshë. Hormonet reagojnë ndryshe tek çdo femër dhe kur dëgjon në fund përgjigjen nga ana tjetër e telefonit ‘më vjen keq’ mërzitesh jashtëzakonisht shumë”- ka thënë Brigitte Nielsen për të përditshmet britanike.

Por ajo rrëfeu se nuk u dorëzua asnjëherë. “Kisha vetëm 2,5% mundësi të paktën kështu më kishin thënë doktorët, të cilët më kishin paralajmëruar që të mos mbajashumë shpresa. Ata më kishin thënë që të mos i tregojë askujt deri në javën e 27 të shtatzënisë, sepse rreziku për ta humbur atë fëmijë ishte shumë i lartë” – tha Brigitte Nielsen. Ajo nuk i tregoi asnjë njeriu për shtazëninë e saj deri në muajin e 7 të shtazënisë, madje as nënës së saj. “Dikush më tha që mund të dukesha qesharake po të bëja një gjë të tillë në jetën time, por këto janë punët e mia dhe nuk i hyjnë në punë askujt”- përfundoi ajo.

Image

Por fatmirësisht 54-vjecarja ia doli dhe solli në jetë një vajzë të shëndetshme.

Image

Ish-partnerja e Sylvester Stallone ka edhe 4 djem nga lidhjen e saj të mëparshme, ndërsa vajza është fëmija i saj i parë me bashkëshortin Mattia Dessi, me të cilin është martuar në vitin 2005.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat