Grabitet reperi në studion e regjistrimit

Mediale Vip

Grabitet reperi në studion e regjistrimit

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 12:05
Rich The Kid

Reperi amerikan  Rich The Kid  ka rënë pre e një grabitje të armatosur në një studio regjistrimi në Kaliforni.

Sulmi grabitjes kishte shënjestër Rich, i cili ndodhej në studio në atë kohë.

Anëtarët të tjerë të grupit të tij u sulmuan dhe një prej tyre, që mendohet të jetë truproja u rrah me armë zjarri.

Ylli i R&B, Usher që ishte në studio në atë kohë nuk u përfshi në sulm.

Sipas një dëshmitari, një burrë që doli nga studio qëlloi disa herë me armë dhe u largua me makinë.

"Ai kishte armë dhe qëlloi gjashtë herë në rrugë. U ula menjëherë në tokë. Grabitësi qëlloi dhe u largua me makinë, "-tha Ray Leon  për ABC 7 Eyewitness News.

Incidenti ndodhi në Westlake Recording Studio në Kaliforni ku kanë regjistruar më parë artistë si Michael Jackson, Rihanna, Madonna, Frank Ocean, Britney Spears dhe Justin Bieber.

Disa orë para sulmit, Rich postoi fotografi të vetes në një  Lamborghini ngjyrë vjollce, duke mbajtur një pako me kartëmonedha, me përshkrimin: "Gjithmonë në depozitat e bankës."

Lajmi u konfirmua nga një oficer në West Hollywood.

"Kur oficerët arritën në vendngjarje gjetën 3 meshkuj me ngjyrë duke sulmuar njerëzit."

Ndërsa viktimat e grabitjes deklaruan: "Tre meshkuj me ngjyrë u përballën me ne pas një biznesi dhe na kërkuan paratë dhe bizhuteritë. Gjithashtu u sulmuan fizikisht nga të dyshuarit."

Autoritetet thanë se të sulmuarit nuk pësuan lëndime serioze.

Rich, emri i vërtetë i së cilit është Dimitri Roger, gjithashtu u filmua duke folur me mjekët.

Ai kishte veshur të njëjtën veshje si në foton e publikuar në Instagram dhe nuk dukej i plagosur, raporton BBC.

Një zëdhënës për Rich tha se ai është mirë, por nuk pranoi të japë detaje të mëtejshme.

Nuk është hera e parë që reperi bie viktimë e një grabitje të armatosur.

Verën e kaluar, ai u plagos ndërsa po pushonte në shtëpi me të dashurën e tij në Los Angeles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat