Bebe Rexha e zhgënjyer me “Meant to be”, asnjë nga festivalet nuk e vlerësoi këngën e saj që theu rekorde

Mediale Vip

Bebe Rexha e zhgënjyer me “Meant to be”, asnjë nga festivalet nuk e vlerësoi këngën e saj që theu rekorde

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 13:09
Bebe Rexha në “Grammy Awards 2019” 

Pasi u nominua në “Grammy” për herë të parë me këngën “Meant to be”, Bebe Rexha zgjodhi rrjetin social Twitter menjëherë pas përfundimit të shfaqjes, për të shprehur mirënjohjen e saj për nominimin.

Mirëpo këngëtarja nuk nguroi të shprehë edhe zhgënjimin e saj për faktin se si kjo këngë kaq e suksesshme, nuk u shpërblye me asnjë çmim jo vetëm në “Grammy”, por në asnjë festival.

Bebe Rexha u mund në kategorinë “Dueti më i mirë i zhanrit country” nga Dan dhe Shay, të cilët triumfuan në këtë kategori me këngën e tyre “Tequila”.

“Faleminderit shumë Rcording Academy për mbrëmjen më të pabesueshme dhe nderin që më nominuat në dy kategori me artistë të tillë të talentuar dhe të respektuar. Unë po bëj ndejë ‘të fitores ose të humbjes’ sonte – sepse për mua, fitorja është nominimi”, ka shkruar 28-vjeçarja në Instagram.

Megjithatë, gjendja e saj emocionale u zhvendos shumë shpejt pasi ajo pranoi para fansave se ishte e mërzitur që kishte humbur dhe nuk ishte shpërblyer.

“Unë nuk mund të gënjejë, unë jam e mërzitur pak. POR unë mund të shkoj në shtrat ose të shkoj në studio, të shkruaj një këngë të re dhe pastaj të përfundoj redaktimin e videos për këngën time të re “Last Hurrah”. Nuk jam duke qëndruar në shtrat”, shkruante ajo.

Image
Drake mbajti një fjalim emocionues pasi fitoi një çmim “Grammy” (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Ylli vazhdoi të vinte në dukje se ajo kishte humbur shumë çmime të mëdha këtë vit, por mori fjalët më të mira për të falënderuar për nominimin e saj.

“Gjithkush vazhdoi të më tregonte sa rekorde ka thyer “Meant To Be” dhe se si e meritonte një çmim. Por kemi humbur një CMA, Billboard, Vma, Grammy. Hiç. Dhe pastaj mendova për atë që Drake tha mbrëmë”, shkruante ajo.

Image

Të premten më datë 15 shkurt, ajo do të sjellë projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Last Hurrah”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat