Klea Huta e thotë troç: Me Elgitin ka gjetur tenxherja kapakun

Mediale Vip

Klea Huta e thotë troç: Me Elgitin ka gjetur tenxherja kapakun

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 20:53
Klea Huta dhe Elgit Doda

Lidhja mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës u përfol shumë në mediat rozë, derisa çifti bëri gjithçka publike në një postim në Instagram.

Moderatorja dhe aktorja e famshme zbuloi në emisionin Tempora në Ora Neës, arsyen pse e mbajtën të fshehtë marrëdhënien e dashurisë.

Klea u shpreh se nuk donin të dilnin hapur pa konkluduar mirë lidhjen e tyre.
Klea Huta: "Foton e zgjodhi Elgiti. Donte ta hidhnim bardh e zi sepse ai vdes për këto lloj fotosh. Unë nuk i kam qejf por pastaj filluam të më pëlqenin. Dy njerëz të rinj siç jemi unë edhe Elgiti pa e konkluduar më parë marrëdhënien nuk mund të dalim hapur dhe të themi që jemi bashkë.

Foton e kemi hedhur pas një viti lidhje. Se ne ishim të sigurt, tani jemi bashkë dhe ta hedhim këtë foto."

Sonila Meço: Ishte dashuri me shikim të parë? Apo me tingull të parë sepse me atë muzikë që bën ai le të themi jemi të gjithë të dashuruar nga pak
Klea Huta: Unë jam shumë e lumtur për këtë fat, se di
Sonila Meço:  A është i mirë Klea?

Klea Huta: U qyqa mashalla.. (qeshin). Ne ta themi shqip fare ka gjetur tenxherja kapakun. E kam të vështirë ti them gjërat kështu për njerëzit që kam shumë afër vetes por realisht Elgitin dua ta falënderoj nga shpirti për gjithë përkrahjen dhe mbështetjen që kam pasur prej tij për projektin që realizuam bashkë. Po të mos kisha Gitin dhe familjen time do e kisha të vështirë për ta realizuar.  Janë shtyllat e mia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat