Ky është përfundimisht viti i tij, reperi shqiptar performon në studion e Jimmy Fallon

Mediale Vip

Ky është përfundimisht viti i tij, reperi shqiptar performon në studion e Jimmy Fallon

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 14:30
Gashi

Reperi i famshëm shqiptar, Gashi, ka performuar mbrëmë live për herë të parë hitin e tij të ri “My Year” në studion e Jimmy Fallon. Kënga është në bashkëpunim me reperin me famë botërore G-Eazy.

Fillimisht Gashi u shfaq i veshur me një kapuç në formë maske në kokë, më pas e hoqi atë për t’u njohur nga të gjithë.

Ndërkohë gazetari i njohur Jimmy mbante në dorë albumin e Gashit dhe prezantonte bashkëpunimin e parë të dy reperëve që mesa duket është mjaft i suksesshëm.

Të gjithë të pranishmit u emocionuan nga kjo performancë, e madje studioja mori “flakë” kur Gashi dhe G Eazy shkuan në mesin e publikut për të performuar këngën e tyre hip-hop.

Në studio ishin gjithashtu edhe prindërit e reperit shqiptar, të cilët Jimmy Fallon nuk hezitoi aspak t’i takonte pas spektaklit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat