25 vite për të realizuar një ëndrrë, Alketa Vejsiu takon moderatoren e famshme italiane

Mediale Vip

25 vite për të realizuar një ëndrrë, Alketa Vejsiu takon moderatoren e famshme italiane

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 14:32
Alketa Vejsiu

MModeratorja e dashur për publikun shqiptar, Alketa Vejsiu, ka udhëtuar së fundmi drejt shtetit fqinj, Itali. Aty ajo ka takuar idhullin e saj që prej fëmijërisë.

Bëhet fjalë për moderatoren dhe balerinën e famshme italiane, Lorella Cuccarini. Alketa ka realizuar disa foto me Lorella-n, si dhe ka treguar historinë e jetës së saj.

Që në daljet e para në televizion. Alketa është shprehur se një ditë dëshironte të bëhej si moderatorja e njohur italiane.

Një deklaratë të tillë e ka bërë 25 vite më parë, e pas gjithë këtyre viteve, Alketa zbulon se e ka bërë realitet ëndrrën për të qenë si ajo dhe për të takuar personin që e ka frymëzuar që të bëhet një gazetare e zonja.

“Vite me pare i pata kerkuar ne shkallet e TVSH Gazetares se programit te mengjesit qe te me intervistonte sepse nje dite do te behesha e famshme. Kete kasete ku them se “Dua ti ngjaj Lorella Cucarinit” daja im e ruante ne nje arshive speciale te te gjitha daljeve te mia. Ai e kishte Televizorin te lidhur me videon dhe kujdesej me fanatizem per kete.

Ja keshtu mbeten gjurmet e historise se jetes ne shirita kasetash qe sot mund te ilustrohen me takime te verteta e te gjalla, te endrrave te femijerise.

Lorella Cuccarini mbetet fanastike!”, shkruan Alketa bashkëngjitur me fotot ku shfaqet së bashku me Lorella Cuccarinin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat