Princi Philip pa gjobë: “Nuk është në interesin e publikut të ngrihet padi”

Mediale Vip

Princi Philip pa gjobë: “Nuk është në interesin e publikut të ngrihet padi”

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 17:56
Princi Philip

Princi Philip (97), bashkëshorti i mbretëreshës Elizabetha II (92) nuk do të ketë pasoja për shkaktimin e një aksidenti trafiku në të cilin janë lënduar dy femra, shkruan CNN.

Philipi ia dërgoi një "kërkim faljeje të thellë" 45-vjeçares Emma Fairweather, gruas në të cilën ai u përplas me “Land Roverin” e tij afër kështjellës Sandrinhgam. Në automobil ishte edhe mësuesja Ellie Townsend (28 vjeçe) dhe djali i saj 9-muajsh. Emma e theu krahun, ndërsa 28-vjeçarja i pati disa prerje. Djaloshi nuk u lëndua në aksident.

“Më vjen shumë keq për rolin tim në aksidentin automobilistik në udhëkryqin e Babingley. Në rrethana normale, unë i shoh automjetet që vijnë drejt meje nga drejtimi i Dersinghamit, por në këtë rast nuk e kam parë automobilin për shkak të diellit dhe më vjen shumë keq për pasojat – thuhet në letrën e Philip të publikuar në “Sunday Mirror”.

“Kemi vendosur se nuk është në interesin publik të ngrihet padi”, – thuhet në raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat