Eni Çobani flet për herë të parë për aksidentin

Mediale Vip

Eni Çobani flet për herë të parë për aksidentin

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 23:24
Eni Çobani

Juristja Eni Çobani ka folur për herë të parë për aksidentin, ku makina e saj doli nga rruga në Tropojë. Në studion e emisionit “Provokacija” në ABC News, Çobani ka zbuluar se ka shkuar dhe përfunduar gjyqin, edhe pse ishte shumë e lënduar.

“Sigurisht unë nuk kam folur kam hezituar të flas për shumë arsye. E para që jam akoma shumë shpejt dhe kanë kaluar vetëm dy javë. Ju shikoni Enin nga jashtë edhe duket mirë, por ata problematikat e brendshme si emocionale të atij momenti të vështirë janë akoma. Do të duhet pak kohë që ta rikuperosh vetveten. Megjithatë unë e quaj vetën pa e përsëritur dhe sikundër ju e thanë se jam njeri me fat. Sepse në atë pozicion dhe ishin banorët e atij qyteti që ma konfirmuan do ishte shumë e vështirë që të shpëtojë, ose të paktën nuk ka shpëtuar askush. Aty thuhej se kam rënë 24 metra.

Unë po zhvilloja një gjykim atje dhe isha në seancën e fundit dhe me dëshirën e mirë që të mos zvarritej edhe procesi, pasi nuk dua të jem unë problematika e moszgjidhjes së një problemi por të jem zgjidhja. Mora rrugën dhe mendova që po e përfundoj, e përfundova në fakt që unë në ato kushte shumë të vështira që nuk është përmendur në fakt dhe po e përmend dhe bëra një gjest ku vajta në gjykatë dhe mbarova gjyqin. Më pas jam kthyer me lëndime shumë të forta drejt Tiranës.

Gjyqi ishte, pasi ndodhi aksidenti. Gjest heroik ose jo unë ashtu e ndjeva ta bëj, më sugjeruan në fakt që të mos shkoja, por e ndjeja që duhej të shkoja. Nuk e di janë disa momente që, të them të drejtën e ndjeva se ndoshta Zoti më shpëtoi për atë që vajta. Unë isha shofere e mjetit dhe unë mbaj mend çdo gjë. Unë njihem si shofere e mirë dhe ndoshta ka qenë shpejtësia e vogël me të cilën unë po ecja që na ka shpëtuar. Unë nuk e kam humbur koshiencën në asnjë moment. Kam qenë koshiente që nga momenti kur kuptova se diçka po ndodhte me mjetin dhe deri në momentin kur përfunduam në përrua”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat