Icardi drejt divorcit? Wanda e tradhtoi me futbollistin e Interit

Mediale Vip

Icardi drejt divorcit? Wanda e tradhtoi me futbollistin e Interit

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 06:59
Mauro Icardi dhe Wanda Nara

Ka disa ditë që Mauro Icardi është bërë lajm kryesor në Itali. Pasi i hoqën shiritin e kapitenit dhe pasi argjentinasi nuk preferoi të shkojë me ekipin në Vjenë, duke qëndruar në shtëpi, një tjetër lajm vjen për futbollistin.

Revista e skandaleve e themeluar nga paparaci i famshëm, Fabricio Corona, “The King Corona Magazine” shkruan se “Mauro Icardi është në prag divorci me gruan e tij, Wanda Narën, e cila e ka tradhtuar me Marselo Brozovicc”.

Lidhur me këtë artikull ka reaguar menjëherë mesfushori kroat i Interit, i cili ka paditur revistën për shpifje. Ai ka hedhur poshtë lajmin, duke thënë se mes tij dhe Wanda Nara-s nuk ka pasur asnjë raport.

Image

Gjithashtu Marselo Brozovicc ka mohuar kategorisht se është dhunuar nga Mauro, siç thuhet në artikullin e “The King Corona Magazine”. Avokati i futbollistit kroat është shprehur se, “artikulli është fals e shpifës dhe vë në dyshime moralin dhe imazhin e futbollistit, duke e akuzuar padrejtësisht për qëndrimet dhe sjelljet që nuk janë zbatuar kurrë”.

Por gjithsesi dyshimet janë ende, duke qenë se Wanda tradhtoi ish-bashkëshortin e saj, lojtarin argjentinas Maxi Lopez pikërisht me Ikardin, i cili vinte shpesh në shtëpinë e Maksit si shoku i këtij të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat