Ju kishte marë malli për John Shahun? Ja surpriza e tij...!

Mediale Vip

Ju kishte marë malli për John Shahun? Ja surpriza e tij...!

Nga: Maksim Gjokaj Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 10:44
John Shahu

Nëse themi John Shahu, atëherë sigurisht që emrin e tij e lidhim me imazhin e djalit simpatik që ka një zë të jashtëzakonshëm. I prezantuar për publikun shqiptar në edicionin e vitit 2017 të “Kënga Magjike” me këngën “Medicine” ai rrëmben çmimin “Best new artist” dhe ky vlerësim i hap rrugën e suksesit.  Në korrik të vitit 2018 ai vjen me bashkëpunimin që bëri histori në muzikën shqiptare të vitit të kaluar e që ende vazhdon, me Elvana Gjatën dhe Ledri Vulën me titull “Mike”, ku dora e John-it ndihej në muzikën e shkruar prej tij.

Të gjithë pyesnin, kush është dhe ku ka qenë ky talent më parë? Për kuriozitetin e ndjekësve të tij, John jetoi për shumë vite në kontinentin e largët në Australi, që e la për t’u rikthyer në vendlindjen e tij dhe zinte vendin e tij në botën e muzikës. U duk sikur John pas “Mike” u tërhoq paksa por si duket ka qenë duke punuar për të ardhur më fuqishëm se kurrë.  Surpriza që ai ka përgatitur për publikun e tij, është një këngë e realizuar në studion muzikore prestigjoze dhe të suksesshme “Don Production” e cila ka nxjerrë hite dhe prodhuar muzikë për t’u kënduar dhe pëlqyer gjatë.

Kjo studio është kujdesur për finalizmin e projektit në audio dhe video gjithashtu.  Me tekst dhe kompozim të të mirënjohurit Gramoz Kozeli, orkestrim të po vetë Kozelit dhe Robie, pritet që John Shahu shumë shpejt të plasë “bombën” e radhës! Ndërkohë presim klipin të publikohet, i urojmë suksese John-it dhe të gjithë stafit që ka realizuar këtë hit të sigurtë!BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat