Korab Shaqiri tregon detaje rreth këngës së fundit, “Zemra e saj”

Mediale Vip

Korab Shaqiri tregon detaje rreth këngës së fundit, “Zemra e saj”

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 12:18
Korab Shaqiri

Këngëtari Korab Shaqiri ka promovuar projektin e tij të ri në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini.

Korabi thotë se kënga “Zemra e saj” është bërë para pesë vitesh dhe tash ka marrë vendim për ta publikuar.

“Mendoj që kënga e bukur, kushdo që e bën, i mbijeton kohës. Me bashkëpunëtorët kemi vendosur të publikojmë vetëm me tekst, pasi mendojmë se kënga ka fuqinë që të pranohet nga publiku edhe pa vidoklip. Me videoklip ndoshta dy herë do të pëlqehej më shumë, por për çështje kohe ka mbetur pa videoklip”.

Këngëtari thotë se kjo këngë nuk ka qenë e vetmja që ka qenë në pritje për t’u publikuar, pasi ai ka edhe rreth 30 tjera në sirtarë.

“Angazhimet e mia rreth shkollës, punës, familjes që është gjëja më e rëndësishme për mua, ka bërë që kjo këngë, dhe 30 tjera të presin për publikim”.

Ai thotë se kërkon shumë nga vetja dhe e ka shumë të vështirë të zgjedh nëse kënga i plotëson kriteret e tij për lansim.

“Ndoshta kam nevojë të shtojë grupin e bashkëpunëtorëve, në mënyrë që të më bëjnë më shumë presion për publikimin e këngëve”, thotë ndër të tjera Korab Shaqiri.

Kënga e re e Shaqirit e lansuar për Shën Valentin u prit mirë nga publiku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat