Fshehu të vërtetën nga nëna e saj: Cardi B punoi si striptizetë

Mediale Vip

Fshehu të vërtetën nga nëna e saj: Cardi B punoi si striptizetë

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 22:31
Cardi B

Megjithëse në ndarjen e 61-të të çmimit Grammy, Cardi B hyri në histori si reperja e parë amerikane që fitoi gramafonin e artë për albumin më të mirë rep të vitit, ajo në jetën e saj nuk kishte gjithmonë gjithçka të mrekullueshme.

Emri i saj i vërtetë është Belcalis Marlenis Almánza, dhe ajo u rrit në rrethin e Bronksit të Nju Jorkut.

Ndërsa ishte e re, ajo fitonte para duke punuar si striptizetë. Ajo thotë se ishte e detyruar ta bënte, përndryshe do të përfundonte në rrugë. Të vërtetën e kishte fshehur nga nëna e saj, por kur i tregoi më vonë, ato u grindën dhe prej asaj kohe nuk flasin me njëra-tjetrën.

Edhe jeta e saj e dashurisë nuk ishte shumë e mirë. Ish-i dashuri Tommy e abuzoi, dhe vetëm pas ndarjes, ajo u shfaq në skenën muzikore. Pas kësaj, Cardi B pati operacione plastike dhe ndërtoi një karrierë profesionale.

Ajo u martua me reperin Offset, me të cilin ka vajzën - Culture. Çifti u nda vetëm pas 15 muaj qëndrimi në lidhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat