Atletet që Luana Vjollca i mbathi gjatë koncertit në Zvicër kapin një shifër të lartë

Mediale Vip

Atletet që Luana Vjollca i mbathi gjatë koncertit në Zvicër kapin një shifër të lartë

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 23:33
Luana Vjollca

Luana Vjollca ka shpenzuar shumë për t'i blerë një palë atlete.

Moderatorja dhe këngëtarja, Luana Vjollca, ka hargjuar gati 800 euro për t’i blerë një palë atlete ‘Versace’.

Faqja në Instagram ‘WhatTheyWearin’, e ka publikuar një foto të Luanës në të cilën ka treguar se atletet e bardha të saj kushtojnë rreth 795 euro.

Kujtojmë se këto atlete i kishte mbathur mbrëmë gjatë një koncerti në Zvicër i cili u organizua për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, e që nëpërmjet disa postive, Luana Vjollca e ka treguar edhe pak nga atmosfera që ka mbretëruar atje.

Kjo nuk është një risi e madhe për fansat që e përcjellin biondinën seksi pasi ata e dinë tashmë që Luana harxhon shumë për t’u dukur me stil.

Image

Ajo para dy ditësh e ka publikuar këngën e re me titull “Boll u bo tu vujt”, projekt muzikor ky i cili u pëlqye nga publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat