Frikë në ajër, aeroplani i Jennifer Aniston bën ulje emergjente në Kanada

Mediale Vip

Frikë në ajër, aeroplani i Jennifer Aniston bën ulje emergjente në Kanada

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 10:21
Jennifer Aniston

Planet e Jennifer Aniston për ditëlindjen e saj të 50-të u shtynë për pak kohë pasi avioni i saj privat u detyrua të bënte ulje emergjente.

Në avion ndodhej aktorja dhe një grup miqsh të saj, përfshirë Courteney Cox që po udhëtonin drejt Cabo San Lucas në Meksikë. Avoni u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Anxhelosit.

Por për shkak të problemeve me një nga rrotat e aeroplanëve menjëherë pas ngritjes, fluturimi u transferua në Aeroportin Ndërkombëtar të Kanadasë në Kaliforni.

Para uljes avioni kaloi disa orë duke fluturuar rreth aeroporiti për të harxhuar karburantin pasi ulja në pistë e mjetit fluturues me serbatorin plot ishte shumë e rrezikshme.

Për fat të mirë avionin u ul në mënyrë të sigurtë dhe aktorja së bashku me miqtë e saj nisën udhëtimin e tyre drejt Meksikës me avion tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat