Hailey Baldwin thotë se martesa në moshë të re është e frikshme

Mediale Vip

Hailey Baldwin thotë se martesa në moshë të re është e frikshme

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 17:23
Hailey Baldwin dhe Justin Bieber

Hailey Baldwin dhe Justin Bieber janë martuar në një ceremoni të fshehtë civile në New York më shtator 2018.

Çifti Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë shumë të dashuruar në njëri-tjetrin, andaj edhe u martuan në moshë të re.

Mirëpo gjatë një prononzimi së fundmi Hailey e ka pranuar se martesa në moshë të re është e frikshme por duke qenë se është shumë e dashuruar kjo është edhe arsyeja se përse ka arritur t’i kaloj vështirësitë e mundshme.

“Patjetër që është e frikshme të jesh kaq e re dhe të martohesh, është me të vërtetë e frikshme. Por jam martuar me personin që kam rënë në dashuri prej kaq shumë vitesh dhe kjo është gjëja më e bukur. Ndjej se ai është shoku im më i mirë dhe se tani do e kalojmë jetën bashkë përgjithmonë”, ishin fjalët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat