Sabri Fejzullahu bëhet nostalgjik për Ibrahim Rugovën: Presidenti historik i popullit shqiptar që kurrë nuk do të vdes

Mediale Vip

Sabri Fejzullahu bëhet nostalgjik për Ibrahim Rugovën: Presidenti historik i popullit shqiptar që kurrë nuk do të vdes

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 15:19
Sabri Fejzullahu dhe Ibrahim Rugovën

Ai është një ndër këngëtarët më të suksesshëm shqiptar dhe para dy vjetëve mbushi 50 vjet karrierë muzikore.

Bëhet fjalë për Sabri Fejzullahun, i cili na ka shoqëruar përgjatë këtyre viteve me këngë të bukura të interpretuar me shumë emocione.

Këngëtari ka krijuar ndër vitesh edhe shumë miq dhe ndër të tjerash edhe personalitete të sferave të ndryshme të jetës.

“Presidenti im. Presidenti Historik i popullit shqiptar që kurrë nuk do te vdes. Miku im i ditëve Studentore”, ka shkruar Fejzullahu në rrjetet sociale.

Ndryshe, Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006 pasi humbi luftën me sëmundjen e rëndë të kancerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat