“Të dizajnoj është të marr frymë”, ndahet nga jeta ikona e modës

Mediale Vip

“Të dizajnoj është të marr frymë”, ndahet nga jeta ikona e modës

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 16:14
Karl Lagerfeld

Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare Karl Lagerfeld. Stilisti gjerman që krijoi shtëpinë e modës ‘Chanel’ ishte një nga figurat më të pandryshuara e më produktivë në industrinë e modës.

BBC shkruan se ai vdiq në shtëpinë e tij në Paris. Ndërkohë kujtojmë se Lagerfeld krijoi gjithashtu edhe markën e famshme të rrobave “Fendi”.

Stilisti me famë botërore kohët e fundit ishte i sëmurë dhe nuk kishte marrë pjesë në shumë sfilata mode.

Shumë njerëz të rëndësishëm të industrisë së modës kanë shkruar disa fjalë për Lagerfeld, përfshirë edhe stilisten italiane Donatella Versace.

“Karl, gjeniali juaj preku jetën e kaq shumë personave, sidomos Gianni dhe unë. Ne kurrë nuk do të harrojmë talentin tuaj të pabesueshëm dhe frymëzimin e pafund. Ne gjithmonë mësuam nga ju”, shkruan Donatella bashkëngjitur me një foto ku shfaqet ajo së bashku me Lagerfeld.

Dizajnuesi Henry Holland gjithashtu postoi në “Twitter” për vdekjen e Karl, duke përdorur një shprehje të këtij të fundit. “Të dizajnoj është të marr frymë, kështu që nëse nuk mund të marr frymë unë jam në telashe”, shkruan Henry.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat