U duk e veçantë veshja e Elvanës në koncertin e Pavarësisë, por qenka e kopjuar

Mediale Vip

U duk e veçantë veshja e Elvanës në koncertin e Pavarësisë, por qenka e kopjuar

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 17:38
Elvana Gjata

Programi i 11 vjetorin të Pavarësisë së Kosovës të dielën përfundoi me koncertin ‘live’ të këngëtares shqiptare, Elvana Gjata.

Artistja e cila iu rikthye publikut pas disa muajsh pauzë, përmes performancës së solli disa nga krijimet e saj të fundit, por edhe këngë popullore shqiptare.

Megjithatë, ishte edhe paraqitja e saj skenike ajo për të cilën Elvana u komentua, por edhe u prit mirë, veçmas fustani i parë i dizajnuar nga Valdrin Sahiti.

Një fustan blu, njësoj si edhe flamuri i shtetit të Kosovës dhe kapelja me gjashtë yje, ranë jashtëzakonisht shumë në sy. Por kjo veshje duket që s’është krejtësisht origjinale nga ana e kreatorit, pasi që një veshje të ngjashme kemi parë më herët tek diva botërore, Beyonce.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat