Lyrical Son ‘diss’ Getit dhe Majkut? “Kanë met pa ideja, Versace, versace, po dokni si gay-a”

Mediale Vip

Lyrical Son ‘diss’ Getit dhe Majkut? “Kanë met pa ideja, Versace, versace, po dokni si gay-a”

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 12:39
Lyrical Son, Geti dhe Majku

Më datë 17 shkurt “PINT” lansuan albumin e ri “United State of Albania” i cili përmban 23 këngë, në mesin e të cilave shumë bashkëpunime me emra të njohur nga estrada.

“Leshkobar” është një nga këngët e këtij albumi e cila këndohet nga Lyrical Son, teksti i të cilës del të jetë si një ‘diss’ ndaj grupit “BABASTARS”, saktësisht Getit dhe Majkut.

“Estrada kopjon njoni tjetrin, kanë met pa ideja, Versace – Versace – Versace po dokni si gay-a”, thotë kjo pjesë e tekstit të këngës “Leshkobar” e cila të çon direkt tek dyshja Getoar-Majk, të cilët dhe nuk i ndahen kësaj marke të njohur duke e përmendur shpesh edhe në këngët e tyre.

Se a është një ‘diss’ realisht ndaj tyre, apo thjesht një “rastësi” mbetet të shihet.

Albumi “United State of Albania” nuk do të jetë në asnjë platformë, pos në CD zyrtare e cila mund të porositet në ueb faqen e grupit PINT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat