Dhjetë milionë abonent në kanalin e YouTubes së Dua Lipës: Faleminderit të gjithëve

Mediale Vip

Dhjetë milionë abonent në kanalin e YouTubes së Dua Lipës: Faleminderit të gjithëve

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 09:14
Dua Lipa dhe Calvin Harris

Sukseset për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, duket se nuk kanë të ndaluar!

Gjatë mbrëmjes së kaluar, bukuroshja jonë korri sukses edhe njëherë në “Brit Awards”, e cila është ngjarja kryesore muzikore në Britani të Madhe.

Kjo ka bërë që këngëtarja të arrin edhe një rekord personal sa i përket kanaleve që i ka në platformat muzikore.

Zeshkania përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se tashmë ka dhjetë milionë abonues në kanalin zyrtar të saj në YouTube.

“Mirëdita këtu Dua Lipa. Dua t’iu tregoj se më janë bërë 10 milionë abonues në YouTube”, thotë ndër të tjerash 23-vjeçarja në një video të publikuar në llogarinë personale në Twitter.

Ndërkohë, “One Kiss” i Lipës në bashkëpunim me Calvin Harris është shpërblyer me çmimin “Kënga më e mirë britanike e vitit”.

Ndryshe, javën e kaluar këngëtarja u bë shqiptarja e parë që ka fituar dy çmime prestigjioze “Grammy Awards”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat