E martuar prej 40 vitesh, Shkurte Fejza tregon sekretin e martesës së suksesshme

Mediale Vip

E martuar prej 40 vitesh, Shkurte Fejza tregon sekretin e martesës së suksesshme

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 16:51
Shkurte Fejza me burrin e saj, Hajrush Behluli

Këngëtarja Shkurte Fejza është shumë e njohur për publikun shiqiptar.

Ajo është shquar gjithmonë si një nga zërat më të fuqishëm që i ka kënduar vendit ndër vite me këngë patriotike, popullore e qytetare.

Gjithashtu këngëtarja prej pothuajse 4 dekadash është martuar me bashkëshortin e saj Hajrush Behlulin.

Çifti janë prindër të Gresa Behlulit gjithashtu këngëtare shumë e mirë dhe e njohur.

 E ftuar së fundmi në ‘Prive’ Shkurte Fejza ka zbuluar çelsin e një martese të suksesshme.

‘Ne jemi njohur që në vit të tretë në gjimnaz dhe që atëherë nuk jemi ndarë. Ne e kemi dashur njëri tjetrin dhe e kemi gjetur mirëkuptimin. Ai e ka mirëkuptuar karrierën time’  është shprehur këngëtarja. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat