Armina Mevlani zbulon pse nuk do të martohet këtë vit

Mediale Vip

Armina Mevlani zbulon pse nuk do të martohet këtë vit

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 22:17
Foto

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Edhe pse ata kanë një histori të gjatë dashurie, ato u fejuan gjatë vitit 2018. Ata të dy shkëmbyen unazat në prani të familjarëve dhe miqve të ngushtë, si edhe deklaruan se nuk e mbyllën këtu.

Natyrisht, për Arminën, ceremonia e martesës është shumë e rëndësishme, ndaj ajo ka nisur prej kohësh nga përgatitjet e dasmës, madje ka mbyllur punët edhe me bashkëpunëtorët dhe stilistët që tani. Por Armina na e bëri të qartë se nuk do të martohet këtë vit.

Kështu tha sot bukuroshja e cila ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, ku ishte e ftuar bashkë me mikeshën e saj të ngushtë, Borana, për të folur për raportin e tyre të gjatë.

Pas pyetjes së Rudinës, nëse dasma është afër, ajo konfirmoi, por tha se nuk do të jetë këtë vit. Armina është supersticioze dhe do që viti, i cili do të regjistrojë ditën më të bukur të jetës së saj, të mos jetë vit tek: “Nuk do jetë këtë vit.

Unë nuk dua të jetë numër tek. Kam lexuar që martesa, për fat, duhet të jetë në vit çift. Derisa ne bashkëjetojmë, mendoj se nuk ka rëndësi… “ , – deklaroi Armina duke shtuar se përgatitjet i ka filluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat