Edhe dy akuza të reja ndaj R Kelly

Mediale Vip

Edhe dy akuza të reja ndaj R Kelly

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 23:52
R Kelly

R Kelly sapo është akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale nga dy gra që treguan historitë e tyre për herë të parë.

Sipas tyre ato dolën publikisht ngase duan të inkurajojnë viktimat e tjera që të vijnë përpara gjithashtu.

Gratë përfaqësohen nga Gloria Allred, e cila u tregua e ashpër ndaj këngëtarit në konferencën për shtyp të NYC duke e akuzuar atë për përdorimin e famës së tij për të manipuluar dy adoleshente në vitin 1995.

Ajo pretendon se i ka furnizuar me drogë dhe alkool për të përfituar prej tyre seksualisht. Allred thotë se historia e grave përshtatet me një model të sjelljes grabitqare nga R Kelly.

“Nuk keni ku të vraponi ose të fshiheni dhe nuk do të mund t’i ikni kësaj” është shprehur avokatja.

Ndaj R Kelly ka pasur edhe disa akuza të tjera nda disa gra lidhur me abuzim seksual kur ato ishin të mitura, si dhe për keqtrajtim dhe mbajtje kundër vullnetit të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat