Miley Cyrus: Humbja e shtëpisë na shtyu të martohemi

Mediale Vip

Miley Cyrus: Humbja e shtëpisë na shtyu të martohemi

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 18:37
Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

Miley Cyrus nuk është e sigurt se ajo dhe Liam Hemsworth do të ishin martuar sikur shtëpia e tyre nuk do të shkatërrohej në zjarret e Kalifornisë vitin e kaluar.

Ylli i hitit “Wrecking Ball” dhe aktori Liam e humbën shtëpinë e tyre në Malibu, Kaliforni, në një shpërthim shkatërrues zjarri në nëntor, dhe i befasuan fansat duke u martuar muajin vijues.

Çifti ka qenë në lidhje të herëpashershme për 10 vjet, por Miley zbulon se humbja aq e madhe e ndryshoi mënyrën se si ata e shikuan lidhjen e tyre.

"Nuk jam e sigurt se pa e humbur shtëpinë në Malibu do të ishim të gatshëm të martoheshim ndonjëherë, kush e di?", tha ajo për revistën “Vanity Fair”. "Por koha ishte e duhur dhe unë e ndjek zemrën time. Askujt nuk i është premtuar e nesërmja, ose e ardhmja, kështu që përpiqem ta jetoj të tanishmen sa më shumë që të jetë e mundur."

"Do të thosha se humbja e shtëpisë na ndryshoi shumë më shumë sesa martesa", shton ajo. "Kur e përjetoni atë që e përjetuam ne, së bashku me dikë, është si një ngjitës. Ju jeni dy njerëzit e vetëm në botë që mund të kuptoni".

Miley dhe ylli i The Hunger Games janë të vendosur ta rindërtojnë shtëpinë e tyre, por ajo ende po e rimerr veten nga të gjitha gjërat personale që i ka humbur në zjarr, duke përfshirë artin që e kishte pikturuar vetë, muzikën, fotografitë dhe letrat nga kolegët e famshëm, përfshirë Joan Jettin, aktorin Heath Ledger dhe fotografin David LaChapelle.

"Kurrë nuk do të jem e lumtur që të gjitha ato kujtime dhe fotografi dhe gjëra që i kam dashur janë zhdukur", thotë ajo. "Por ta kesh një eksperiencë si kjo – ndihem më e lidhur me të qenit njeri përsëri".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat