Mësohet kush e shoqëroi Elvana Gjatën në koncertin e rikthimit më 17 shkurt

Mediale Vip

Mësohet kush e shoqëroi Elvana Gjatën në koncertin e rikthimit më 17 shkurt

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 23:59
Elvana Gjata

Koncerti i Elvana Gjatës në Prishtinë më 17 shkurt ishte shumë i komentuar.

Pas një pauze në skenë, këngëtarja Elvana Gjata u rikthye me koncert për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës i cili u organizua nga Anita Haradinaj.

Përveç projekteve të saj muzikore ajo këndoi ‘live’ edhe një këngë të Shkurte Fejzës duke mos munguar interpretimi i asaj “Baresha” nga Nexhimje Pagarusha.

Image

Mirëpo tani u mësua edhe se kush e shoqëronte këngëtaren në kocert. Olti Curri gjatë një interviste të fundit në emisionin “Rudina” zbuloi se Elvana shoqërohej nga prindërit, por jo nga e motra Migena e cila ishte e angazhuar me një koncert të sajin.

“Elvana ka qenë e shoqëruar nga prindërit e saj në këtë koncert, pas kësaj periudhe të pakënaqshme që ka kaluar”, tha Curri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat