Aktorja e njohur tregon si i humbi 13 kilogramë

Mediale Vip

Aktorja e njohur tregon si i humbi 13 kilogramë

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 18:55
Sherri Shepherd

Sherri Shepherd ka zbuluar se si i humbi 13 kilogramë.

“Unë kurrë nuk kam ndarë fotografi për të treguar trupin tim pa rroba por dua ta ndajë me ju se si jam dukur 10 muaj më parë dhe progresin që kam bërë që nga prilli i vitit të kaluar”, ka shkruar ajo në Instagram së bashku me fotografitë para dhe pas në udhëtimin e saj të humbjes së peshës.

Aktorja 51-vjeçare zbuloi se ajo peshonte 85 kilogramë në vitin 2018 dhe tani ajo është në mes të 72-73 kilogramë.

Image

“Vetëm dua t’ju inkurajoj që të merrni hapa drejt shëndetit tuaj, më shumë ujë, më shumë gjumë, ushtrim, meditim, lutje, falje, më pak sheqer, një vit”, ka shkruar ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat