Katharine McPhee thotë se Meghan Markle është këngëtare shumë e mirë

Mediale Vip

Katharine McPhee thotë se Meghan Markle është këngëtare shumë e mirë

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 22:07
Meghan Markle, Katharine McPhee

Katharine McPhee ishte në shkollë të mesme me Meghan Markle.

Aktorja 34-vjeçare zbuloi në një intervistë të re se Meghan është një këngëtare shumë e mirë.

“Ajo ishte në klasën e motrës sime – dy vjet më e madhe se unë. Motra kishte dy shfaqje me të edhe unë po ashtu kur isha në klasën e shtatë apo tetë. Nuk e di nëse ka video teksa këndoi ajo, por është me të vërtetë një këngëtare shumë e mirë”, tha Katharine për People.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat