Gjendet i vdekur aktori i njohur

Mediale Vip

Gjendet i vdekur aktori i njohur

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 22:36
Clark Gable III

Nipi i Clark Gable, Clark Gable III, ka vdekur në shtëpinë e tij në Teksas, në moshën 30-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij për TMZ.

Sipas faqes, aktori dhe modeli u gjet i vdekur në shtrat nga e fejuara e tij, të premten në mëngjes. Shkaku i vdekjes akoma është i paqartë.

Kayley Gable, motra  e tij, e ndau lajmin tragjik në Facebook.

“Vëllai im u gjet i vdekur këtë mëngjes nga e fejuara e tij. Të dua Clark. Më fal që nuk të shpëtuam dot, zemra ime është thyer”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat