Marina sërish ‘inat’ me Luanën: Përplase për koke më mirë

Mediale Vip

Marina sërish ‘inat’ me Luanën: Përplase për koke më mirë

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 15:46
Marina dhe Luana Vjollca

Pushimet e tyre nisën bashkë në Austri, por më pas Luana Vjollca vendosi që me partnerin Krenar Çoçaj, të arratisej në Maldive.

Ndonëse aventurave në borë u erdhi fundi për Luanën, dy motrat e saj Marina dhe Lira nuk ndryshuan destinacion

Të gjithë do të donim që të ishim ne vend të saj, përfshirë këtu edhe Marinën, e cila gjeti rastin për t’ia shprehur mërzinë në një nga fotot që Luana publikoi dje.

Image

Me disa emoji duke qarë, Marina shkroi: “Që nga ky moment e ke ‘block’ nga unë”.

Por Luana nuk e ka lënë me kaq.

Ditën e sotme moderatorja teksa shijon një pije në ishujt Maldive ajo e ka  'thirrur' Marinën për të shijuar një pije tradicionale të ishujve së bashku, por ajo i  është përgjigjur duke i thënë: “Përplase për koke më mire”.

Image

Siç duket Marina është ende e “inatosur” me Luanën, për këto pushime të dyta pranë detit pa prezencën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat