Reperja e njohur, Rina Balaj është takuar më krenarin e gjithë shqiptarëve, Kampionen Olimpike dhe të botës në xhudo, Majlinda Kelmendin.
Rina ka ndarë më adhuruesit e saj një fotografi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku shihet përkrah yllit.
“Krenari, sukses pas suksesi, ti je e artë, fuqia e femrave” ka shkruar Rina përkrah imazhit.
Kujtojmë që së fundi, Majlinda fitoi edhe një tjetër medalje të artë në Grand Slamin e xhudos, që u mbajt në Dyseldorf të Gjermanisë.