‘Domethënë na le?’, Albi Nako zhvendoset në Itali pranë Klaudias, por Alba Hoxha nuk e priti aspak mirë

Mediale Vip

‘Domethënë na le?’, Albi Nako zhvendoset në Itali pranë Klaudias, por Alba Hoxha nuk e priti aspak mirë

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 08:31
Alba Hoxha, Albi Nako dhe Klaudia Pepa

Jeta private e Albi Nakos është kthyer në temën e preferuar të shtypit rozë këto ditë.

Pas divorcit me balerinën bukuroshe, Klaudia Pepa, koreografi i njohur përflitej shpesh për një lidhje me bukuroshen tjetër Alba Hoxha.

Ata ishin parë shpeshherë në praninë e njëri-tjetrit, ndërkohë që së fundmi edhe Linda Rei hodhi hipotezat se Alba mund të ishte shtatzënë nga një foto ku barku i dukej disi e fryrë.

Por, mesa duekt gjërat kanë marrë një rrjedhë toalisht ndryshe.

Albi është larguar nga Shqipëria dhe është vendosur në Itali pranë ish-gruas së tij, Klaudias, ku do të nisë punën e re në televizionin italian "Rai". Teksa Klaudia e ka uruar publikisht në profilin e tij në Instagram, duke i uruar fat, Alba ka çuditur me reagimin e saj në komente, që duekt si një klithmë dëshpërimi.

"Domethënë na le?"- i shkruan balerina, të cilës Albi i është përgjigjur me emojin e një njeriu që ngre duart lart, si për të treguar se s'ka ç'bën, pasi ky është vendimi që ka marrë.

Image

Çifti kurrë nuk e pranoi që ishin bashkë dhe ndoshta kjo mund të jetë edhe një lojë e të dyve për të ‘’ndezur’’ akoma edhe më shumë thashethemet rreth tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat