‘Sa shumë të paskam dashtë’, Elvana publikon mesazh dashurie dhe dyshimet janë për....

Mediale Vip

‘Sa shumë të paskam dashtë’, Elvana publikon mesazh dashurie dhe dyshimet janë për....

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 11:53
Elvana Gjata

Mungesa e unazës së fejesës në koncertin e Pavarësisë së Kosovës bëri që të gjithë të gjithë të vinin në dyshim marrëdhënien e këngëtares Elvana Gjata me të fejuarin Ervin Mata, pas vrasjes në ish-Bllok ku ky i fundit mbeti i përfshirë.

Këngëtarja u rikthye fuqishëm pas një shkëputjeje të gjatë nga skena dhe rrjetet sociale dhe të gjithë i kishin sytë te unaza, mungesa e të cilës u komentua gjatë në mediat rozë.

 Gjithashtu u komentua që heqja e unazës  nuk ka qenë aspak një truk i sugjeruar nga stilisti i saj, por një vendim që ajo ka marrë për t’u ndarë nga i fejuari i saj.

Por në një postim të bërë ditën e sotme këngëtarja na bëri pak lëmsh.

Këngëtarja publikoi në Insa Story fjalinë: “Sa shumë të paskam dashur”.

Dhe dyshimet janë dy: E para lidhet me marrëdhënien e saj me Ervin Matën dhe hamendësimet se këngëtarja i ka dhënë fund romancës.

Dhe e dyta ka të bëjë më një projekt të këgëtares pasi është folur se ajo po qëndron në Prishtinë pikërisht për këtë projekt dhe detajet e këngës po mbahen të fshehura.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat