Adelina Berisha shfaqet joshëse në klipin e këngës “Gabim i bukur”

Mediale Vip

Adelina Berisha shfaqet joshëse në klipin e këngës “Gabim i bukur”

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 20:21
Adelina Berisha

“Gabim i bukur” është titulli i këngës më të re të Adelina Berishës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Projekti është prodhim i Irkenc Hykës, ndërsa tekstin e ka shkruar Petro Xhori.

Produksioni ProVideo është angazhuar për realizimin e anës vizuale dhe xhirimit të videoklipit.

Krahas interpretimit të mirë të këngës së re, si gjithmonë, Adelina vjen edhe në skena që vënë në plan të parë bukurinë e saj.

Në një prononcim të mëhershëm, bukuroshja kishte treguar disa prej detajeve të këngës duke u shprehur e kënaqur për bashkëpunëtorët e saj.

“Jam e kënaqur me bashkëpunimin. Jam e bindur se kemi bërë një punë të mirë dhe se do ta pëlqejë publiku”, kishte thënë Adelina.

Më tej, ajo kishte paralajmëruar edhe projektet të tjera gjatë këtij viti. “Por, kjo nuk do të jetë befasia e fundit për këtë vit. Kam planifikuar dhe disa këngë të tjera që t’i realizoj”, ka theksuar këngëtarja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat