U akuzua për abuzime seksuale me të mitur, këngëtari del nga burgu

Mediale Vip

U akuzua për abuzime seksuale me të mitur, këngëtari del nga burgu

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 15:14
R Kelly

Ylli i R&B, R Kelly është liruar nga një burg në Çikago pasi pagoi garancinë e tij prej 100,000 dollarësh. Të hënën këngëtari u deklarua i pafajshëm për 10 akuza për abuzime seksuale ndaj katër grave, tre prej tyre ishin të mitura në atë kohë.

52-vjeçari nuk dha asnjë deklaratë për mediat pasi doli nga burgu i shoqëruar nga avokati i tij.

Ai u arrestua të premten dhe e kaloi fundjavën në burg.R Kelly përballet me akuza për abuzime seksuale përgjatë disa dekadave me të mitur, por k mohuar çdo akuzë.

Policia konfirmoi mbrëmjen e së hënës se këngëtari pagoi garancinë prej 100 mijë dollarësh, që është vetëm 10 % e shumës prej 1 milionë dollarë të caktuar nga gjykata të shtunën për lirimin e tij me kusht.

R Kelly do paraqitet në gjykatë më 22 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat