Capital T: Kënga “Kujtime” po bëhet çdo ditë e më e mirë

Mediale Vip

Capital T: Kënga “Kujtime” po bëhet çdo ditë e më e mirë

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 15:16
Capital T

Para dy jave e publikoi këngën më të re të titulluar “Kujtime” dhe u mirëprit prej fansave.

Bëhet fjalë për reperin shqiptar, Trim Ademi, i njohur më mirë si Capital T, i cili po punon në këngë të reja.

Këngëtari ka pohuar se kënga e fundit është një ndër më të mirat që ndonjëherë e ka sjell para publikut të gjerë.

Kështu së paku ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram teksa ka treguar se videoklipi nuk iu ka bërë bajat.

“Zakonisht kur e punojmë një projekt na bjerë qindra herë me dëgjuar gjatë punës e procesit në studio edhe gjatë xhirimeve etj, kur vjen koha e lansimit vetëm na bëhen bajat aq shumë qe i dëgjojmë këngët tona, po ‘Kujtime’ është ndër këngët e pakta që jo me u bë bajat, po vetëm po shkon tu u bë më e mirë dhe çdo ditë po më pëlqen më shumë e më shume”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Kënga është realizim i producentit Bo Beatz, i cili e ka bërë muzikën, ndërsa miksimi dhe masterizimi mban firmën e Lorenc Alija (Alija Avaxus).

Ndryshe, Trimi është duke punuar në këngë të reja që do t’i sjell gjatë muajve në vijim dhe do të mbajë disa koncerte të ndryshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat