Alban Skenderaj përmes projektit të ri ndihet falënderues

Mediale Vip

Alban Skenderaj përmes projektit të ri ndihet falënderues

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 15:17
Alban Skenderaj

Alban Skenderaj ka publikuar javë më parë këngën më të re që u mirëprit prej fansave.

“Jetë” titullohet kënga e fundit e këngëtarit, e cila është një baladë e lehtë kushtuar dashurisë.

Por, duket se artisti nuk do të ndalet me kaq pasi që ka paralajmëruar se së shpejti do të sjell një videokëngë.

“Faleminderit”, titullohet projekti më i ri që do të shoqërohet me një video të veçantë.

Këtë e ka bërë të ditur sot vetë këngëtari përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale Instagram teksa ka shkruar “publikohet së shpejti”.

“Mezi po presim”, “jam duke pritur”, “po e presim” ishin disa prej komenteve të fansave në këngëtarit shqiptar.

Ndryshe, Albani ka paralajmëruar disa koncerte që do t’i mbajë gjatë këtij viti kalendarik në qytete të ndryshme. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat