Fansat thirrën emrin e Tayna-s në koncertin e saj, ja si reagon Rina

Mediale Vip

Fansat thirrën emrin e Tayna-s në koncertin e saj, ja si reagon Rina

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 15:54
Tayna dhe Rita

Dy reperet e njohura Rina Balaj dhe Tayna e nisën thuajse njëkohësisht karrierën në muzikë. Por që fillim u kuptua se ato të dyja janë kundërshtare me njëra-tjetrën.

E për këtë arsye nuk duhet që të jetë e lehtë për reperet që t’i “ngatërrojnë me njëra-tjetrën. Më 17 shkurt për Pavarësinë e Kosovës, Rina ishte një prej këngëtarëve që u bë pjesë e koncertit të organizuar në Prishtinë.

Gjatë kohës që ajo performonte, audienca brohoriste emrin e rivales së saj, Tayna-s. Kur është pyetur në emisionin “Sevenbizz” lidhur me këtë ngjarje, Rina është shprehur se mori aq shumë dashuri nga publiku, sa nuk kishte dëgjuar të thirrej emër tjetër.

“Kjo është perspektiva ime. Kjo është çfarë kam dëgjuar unë. A po dëgjon ndonjë emër tjetër? Unë për vete, çfarë kam dëgjuar ka qenë kjo. Çfarë kanë folur nga fundit atje s’e di, s’i kam dëgjuar se kam pasur aq shumë dashuri përpara. Ata që janë pas, kanë për të mbetur gjithmonë pas”, tha reperja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat