Gjiko në rolin e babait, ushqen të birin me biberon

Mediale Vip

Gjiko në rolin e babait, ushqen të birin me biberon

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 16:16
Gjiko

Javën e kaluar janë bërë prindër për herë të parë në jetën e tyre të përbashkët.

Bëhet fjalë për reperin shqiptar, Asdren Gjikollin, i njohur më mirë si Gjiko si dhe moderatoren, Elita Rudin.

Dyshja kanë publikuar tashmë edhe imazhet e para të vogëlushit të tyre, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Zëri.

Gjatë ditë së sotme, këngëtari ka sjell edhe një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke e ushqyer të birin.

“Motivi i jetës sime”, ka shkruar ndër të tjerash artisti përkrah imazhit të ëmbël dhe në rolin e të atit.

Kujtojmë se çifti pas një lidhje disavjeçare kanë kurorëzuar romancën e tyre me një martesë, ku ishin të ftuar miq e familjar.

Ndryshe, Gjiko është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat