Katy Perry zbulon se Orlando Bloom i propozoi martesë në një helikopter

Mediale Vip

Katy Perry zbulon se Orlando Bloom i propozoi martesë në një helikopter

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 19:20
Orlando Bloom dhe Katy Perry

Kush e dinte se Orlando Bloom ishte romantik?

Në Ditën e Shën Valentinit, aktori i propozoi të dashurës së tij – këngëtares Katy Perry, në një helikopter.

“Ishte shumë e ëmbël”, tha 34-vjeçarja për Jimmy Kimmel.

“Shkuam për një darkë dhe mendova se do shihnim një ars por hipëm në një helikopter”.

Nga atje, çifti fluturoi mbi Los Angeles.

Pasi Orlando i propozoi, çifti u ul diku në qendër të qytetit, ku familja dhe miqtë e këngëtares po e prisnin.

“Ai e bëri kaq mirë”, tha Katy.

Çifti nisi lidhjen në vitin 2016 por u nda në mars të vitit 2017. Perry dhe Bloom u rilidhen sërish në fillim të vitit 2018 me një udhëtim në Maldive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat